Edhe pse bisedimet me Moskën u vendosën të mbahen në janar, tensionet ende nuk janë fashitur dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të financojnë projekte ku përfshihet vendosja e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllimin të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.