Oficerët e SPAK, kanë përfunduar kontrollet në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Lungomare. Nga ato që shohim vetëm dosje, shkresa kanë nëpër duar. Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë kanë marrë në banesën e Beqaj. Para se të arrestohej, Beqaj çdo fundjavë së bashku me familjen e tij, shkonin në Vlorë tek kjo banesë.