Një zonë e frekuentuar çdo ditë e më shumë në vijën bregdetare të Adriatikut, është përfshirë në hartën e Programit Kombëtar të Dezinsektimit pjesë e planit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për një sezon turistik të qetë dhe të shëndetshëm për të gjithë ata që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Ka përfunduar faza e pare e dezinsektimit dhe monitorimit në Qarkun Shkodër, Fier, Durrës dhe Tiranë.