Nga rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, Kosova ka 1,602,515 banorë. Ka një tkurrje të popullsisë nga censusi i vitit 2011, ku ishin regjistruar 1,739,825 banorë. Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportimin për këto të dhëna njoftoi se është zvogëluar edhe hendeku gjinor, kjo si pasojë e emigracionit.