Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në qytetin e Beratit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha, duke vënë në rrezik zonën përreth, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.