Një banesë tre katëshe në fshatin Grash të njësisë administrative Dajç është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një banese në pronësi të Bardh Ejlli. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.