Një ofiçinë që shërben për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Saver të Lushnjës, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Burime për Top Channel bëjnë me dije se brenda në ofiçinë kanë qenë një numër i madh makinash gati për lyerje, të cilat janë përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa policia po punon për shuarjen e tij.