Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë. Nuk dihet ende për shkaqet e këtij zjarri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin.