Një magazinë ( dyqane) është përfshirë nga flakët këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por sipas zjarrfikëseve ishin bosh dhe të mbyllura. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e këtyre godinave. Dyshohet shkëndija elektrike por nuk përjashtohet dhe zjarrvënie e qëllimshme.