Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë. Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” u përfshi nga flakët në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen.