Një magazinë e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake ka rënë në flakë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër. Administratorët e objektit kanë qenë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike.