Një kodër me ullishte është përfshirë nga flakët pranë tregut agro ushqimor në Elbasan. Përhapja e flakëve favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Zjarrfikëset, punonjësit e emergjencave dhe banorët e zonës po përpiqen për të vënë flakët nën kontroll.