Një apartament në katin e nëntë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele pranë Gjykatës në Tiranë. Zjarri mësohet se ka rënë për shkak të flakëve në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por disa banorë kanë shfaqur probleme me asfiksimin dhe janë evakuuar.