Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët po përparojnë me shpejtësi. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjet zjarrfikës. Terreni i vështirë dhe era e fortë e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit. Ndërkohë, në mesditë, në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri.