Një banesë në katin e 4 të një pallati në lagjen “5 Maji” në Elbasan është përfshirë nga flakët. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar, por ka pasur dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një pajisje për ngrohje e harruar e ndezur.