Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje e sipër në në autostradën Fier-Vlorë. Automjeti drejtohej nga shtetasi E.D. dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, automjeti është përfshirë në pjesën e përparme nga flakët dhe nuk dihet nëse ka dalë jashtë përdorimit apo jo. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.