Një apartament u përfshi nga flakët, këtë të enjte, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit. Rreth orës 12:30, zjarri ra në pajisjen e gatimit të apartamentit që ndodhet në katin e tretë të një pallati 7-katësh. Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar, po vetëm dëme materiale në banesë.