Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli në malet mes Gramshit dhe Pogradecit këtë të martë. Zjarri i përmasave të mëdha favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Ekipet e zjarrfikëseve dhe pyjore të bashkive Gramsh e Pogradec po luftojnë me flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë.