Kodrat rreth Libofshës në Fier janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me ullinj. Pranë vendit ku kanë rënë flakët kane shkuar mjetet dhe punonjësit e repartit zjarrfikës. Zjarri favorizohet edhe nga era, ndërsa nuk dihet ende se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë.