Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale. Në një operacion të koduar “Gun Expert”, finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Celami, 46-vjeç që përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.