Për rreth shtatë orë mbrëmjen e së shtunës pesë persona përdhunuan një të mitur në Prishtinë. Polica ka arrestuar deri tani katër persona, në mesin e të cilëve edhe një i mitur. Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.