Kolosi i humorit Shqiptar, Paulin Preka është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme. Kolegët e tij ndër vite mes lotësh, i kanë dhënë lamtumirën njeriut që mbajti gjallë "Estradën e Shkodrës". Aktori i njohur i humorit shkodran ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në Itali, ku ndodhej prej vitesh së bashku me familjen e tij.