212 qytetarët afganë që qëndruan në vendin tonë për disa muaj janë përcjellë drejt SHBA-së nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim morën pjesë në ceremoninë e përcjelljes drejt SHBA-ve të afganëve, të cilët prej 6 muajsh u strehuan në Shqipëri, pasi i ikën luftës në vendin e tyre.