Në prag të zgjedhjeve të reja për kreun e partisë më të madhe opozitare Syriza, ka ardhur edhe përçarja e tretë e radhës brenda një viti e gjysëm. Ish lideri i saj, Stefanos Kasselakis i zgjedhur pas humbjes në zgjedhjet e 2023 dhe dorëheqjes së Aleksis Tsipras , ka deklaruar mesditën e së shtunës , se do të krijojë një parti të re , një lëvizje te re politike.