Top Channel/ Përballja e fundit! Macron dhe Le Pen ‘përplasen’ sonte LIVE
20/04/2022 18:11

Dy kandidatët për presidecën franceze të Francës, Emanuel Macron dhe marine le Pen do të përballen në një debat publik të mërkurën nwmbrëmje, një test i shumëpritur për balotazhin e ardhshëm në 24 prill. Ky është debati i parë i tillë që kur kandidatët filluan fushatën zgjedhore pasi presidenti Emmanuel Macron refuzoi të debatonte në raundin e parë të zgjedhjeve. Debati prej dy orë e gjysmë të mërkurën shënon një shans të fundit dhe mjaft të rëndësishëm për dy kandidatët , Macronin president aktual dhe kandidaten nga e djathta ekstreme Marine Le Pen, për të bindur votuesit që do të shkojnë në qendrat e votimit të dielën. Kjo është gjithashtu një përsëritje e përballjes së tyre televizive të vitit 2017, e cila u pa si me mjaft ndikim në fushatë. Debati asokohe u pa si një humbje për Le Pen, e cila herë pas here dukej e hutuar për çështjet ekonomike. Në përgjithësi, debati u konsiderua i tensionuar mes dy kandidatëve. Kohët e fundit le pen ka pranuar se debati në vitin 2017 i cili pati një audiencë prej 16.5 milionë njerëzish ishte një dështim. Ndërkohw Macron ende kryeson në sondazhe kësaj radhe, mëgjithëse me një diferencë shumë më të vogël dhe prandaj pritet të jetë një garë më e ngushtë se 2017-a. Sondazhi i fundit nga Ipsos Sopra/Steria sugjeron se Macron po kryeson me 56.5% krahasuar me 43.5% për Le Pen. Sondazhe të tjera kanë treguar një garë shumë më të ngushtë në balotazh. Të dy kandidatët presidencialë ka të ngjarë të përpiqen të tërheqin votuesit e krahut të majtë që zgjodhën Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë. Mélenchon fitoi 22% të votave në raundin e parë me një program që fokusohet te publiku , ndihma sociale dhe mjedisi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46