Top Channel/ Perandoria pastrimit të parave. Kontrolle Itali e Shqipëri, sekuestrohen 400 mijë euro
29/05/2024 18:26

Mediat italiane kanë publikuar sot detaje të reja nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias atje, kundër një grupi kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Firence të Italisë. Pikërisht atje janë kryer sot 23 kontrolle, ndërsa sipas një njoftimit të spak edhe në vendin tonë, në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan janë kryer kontrolle për anëtarë të këtij grupi. Mediat italiane thonë se anëtarët e grupit kishin blerë 23 restorante, bare, pastiçeri, por edhe makina luksoze, bizhuteri dhe diamante. Anëtarëve të këtij grupi që drejtohej në shqiptari Eulert Kamani dhe italiani Alessandro Bigi, president prej disa muajsh i klubit të futbollit Iskia, ju janë sekuestruar 400 mijë euro të shpërndara në banesa, zyra, kasaforta sigure por edhe në banka. Këtyre personave iu janë sekuestruar edhe kompjutera, telefona që do të ekzaminohen nga hetuesit, të cilët i akuzojnë se kanë mundur të pastrojnë 13.5 milionë euro për 12 vite. Organizata ka blerë e marrë me qira kryesisht restorante e bare në zonën historike të qytetit, përmes të cilave nuk lëshonin fatura, duke shmangur taksat si dhe paguanin në të zezë punëtorët. Të dy sipërmarrësit thonë hetuesit, Kamani dhe Bigi kur nisën biznesin e sipërmarrjeve nuk kishin burime finacaire. Në 2014 ata deklaronin vetëm nga 20 mijë euro të ardhura, ndërsa në dekadën pasuese ata mundën të blejnë një perandori të tërë me restorante dhe bare, por edhe 50% të aksioneve të klubit sportiv të Iskias.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30