Ndërsa Rogerti ishte në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka futur disa breshka në shtëpi. Breshkat ishin pjesë e sfidës që Vëllai i Madh kishte për banorët, ndërsa ata nuk duhet të reagonin. Rogerti i tmerruar nga breshkat nuk e ka mbajtur dot veten në dhomën e rrëfimit, duke nisur të bërtas dhe të përlotet. Ndërsa gjendej brenda dhomës së rrëfimit bashkë me breshkën, Miri i ka shkuar për “ndihmë” Rogertit duke u munduar ta qetësojë. Video e plotë Loja e mosreagimeve ka nisur ditën e djeshme ku në shtëpinë e Big Brother Vip 5 janë futur disa ish-banorë të këtij edicioni.