Top Channel/“Për qoften”, ‘Telenovelë’ në Tiranë! Nëna e re lidhje të fshehtë, burri e kap mat në..
06/02/2025 19:32

Në dyert e Gjykatës së Lartë ka mbërritur një rekurs i bërë nga një 26-vjeçar nga Rrësheni, i cili ka përfunduar në burg për akuzën e përndjekjes dhe dhunës në familje. Ky i fundit u arrestua dhe më pas Gjykata e la në burg, pas denoncimit që iu bë nga e dashura e tij, me të cilën kishte një romancë prej disa muajsh. Por historia e tij përngjan pak a shumë me atë të telenovelave… Gjithçka nisi në muajin qershor të vitin 2024, kur i riu me iniciale I.B., u njoh në rrjetet sociale me një vajzë me inicialet M.H.. Sipas dosjes që Top Channel ka lexuar, kjo e fundit, e martuar prej tre vitesh dhe me një fëmijë të mitur, fakt të cilin nuk ia kishte treguar atij. Ata kanë qenë në një lidhje jashtëmartesore për 5 muaj, por askush nuk ka qenë në dijeni për këtë. Që në fillim të lidhjes I.B., ka filluar ta privojë duke e ndaluar për shumë gjëra si dhe i ka vendosur GPS që ajo ta mbante me vete, duke i thënë se këtë gjë e bën për ta mbrojtur. Po ashtu ajo ka tentuar disa herë që të largohet prej tij dhe të shkëpusë çdo lloj marrëdhënie, por 26 vjeçari dyshohet se i ka bërë presion duke e kërcënuar se do i vrasë familjen, atë dhe më pas do vrasë veten. Ajo shprehej se dyshonte se ai mund ta bënte vërtet këtë gjë pasi i kishte treguar vetë që mbante pistoletë dhe dorezë hekuri. Sipas dëshmisë së saj, ai shkonte çdo pasdite poshtë pallatit ku ajo banonte në Tiranë dhe i kërkon që të dilte me atë. Më tej, ajo ka deklaruar se nuk i ka treguar atij që është e martuar dhe ka një fëmijë pasi e ka gënjyer duke i thënë se vajza është mbesa e saj. Në dëshminë e saj ajo ka deklaruar se situata është tepër e acaruar dhe se ndihet shumë e frikësuar pasi shpesh herë është dhunuar nga ai, deklarim për të cilat ka edhe fotografi të ruajtura në telefon. Por rasti kur ajo e ka denoncuar është shënuar në tetor, kur ajo ka dalë nga shtëpia në mëngjes herët bashkë me burrin dhe fëmijën, dhe kanë marrë një taksi nga Tiranë drejt një qyteti tjetër ku ajo kishte prindërit. Por gjatë rrugës, taksisë ku kishte hipur po i bënte shenjë me drita 26-vjeçari duke i kërkuar që të ndalonte. Pasi kanë ndaluar, ai ka hapur derën e taksisë dhe i ka kërkuar asaj që të dalë nga makina, duke u konfliktuar edhe më bashkëshortin saj, teksa ky i fundit e ka pyetur se cili ishte. Pas këtij episodi dhe përleshjes fizike, ai është larguar duke i thënë se do t’i priste në qytetin ku ata ishin nisur për të shkuar, ndërsa gjatë rrugës, çifti kanë ndaluar në një tjetër qytet dhe kanë bërë denoncim.

Top Channel/ Shuhet Mane Lumani. Parodisti vlonjat humb betejën për jetën në moshën 79-vjeçare
01/03 23:46
Top Channel/Përrenjas-Librazhd, ARRSH simulon planin e rrëshqitjes në Dragostunjë
01/03 23:30
Top Channel/ Qytetarë, aktivistë dhe opozita: Nuk duam që Greqia të përfshihet në konflikt
01/03 23:26
Top Channel/ Kundërpërgjigjet Irani. 9 të vrarë në Israel. Ka viktima në Dubai dhe Kuvajt
01/03 23:23
Top Channel/ Kush janë 3 burrat që po drejtojnë Iranin?
01/03 23:17
Top Channel/ Trump: Jemi në drejtimin e duhur. Shkatërrohet selia e Gardës Revolucionare të Iranit
01/03 23:15
Top Channel/ Lezhë, mbahet Dita e Arbëreshëve. Kujtohen rrënjët, kultura dhe tradita e përbashkët
01/03 22:42
Portokalli, 01 Mars 2026 – Familja Astari (Daddy përplas mësuesen )
01/03 22:30
Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03 19:57
DIGITALB DIGITALB