Fundjava dhe ditët e pushimit, me rastin e festave kombëtare, kanë bërë që Korça të jetë thuajse e gjitha e rezervuar nga pushuesit. Prej vitesh pushuesit e zgjedhin Korçën si një alternativë për të kaluar Festat e Nëntorit, por këtë herë duke përfituar edhe nga 5 ditët e pushimit, numri i tyre është edhe më i lartë.