Që prej 2 dhjetorit 724 mijë pensionistë kanë nisur të marrin pensionet bashkë me bonusin e fundvitit. Masa e shpërblimit ka ardhur në rritje krahasuar me vitet e fundit dhe kostoja totale në faturën e shtetit shkon në 9.8 miliardë lek. Bonusi do të ndahet sipas vlerës së pensioneve mujore, kush merr më pak do të përfitojë më shumë.