Mungesa e fuqisë punëtore por dhe largimi i të rinjve nga fshati drejt zonave urbane, ka bërë që të moshuarit në fshat të mos dalin kurrë në pension. Ne fshatin Polizhan të Beratit, takuam një 69-vjeçare Afërdita Dajën, të cilën e gjetëm duke punuar në vreshtë. Ajo na rrëfeu se do të punojë deri ditën që do gëzojë shëndet.