Megi, një 30-vjeçare nga Durrësi, po kërkon ndihmën e ligjit për të marrë detyrimin ushqimor nga ish-bashkëshorti për dy fëmijët e tyre. Edhe dy vjet pas divorcit, ai nuk e shlyen këtë detyrim, ndaj ajo i është drejtuar fillimisht përmbarimit dhe më pas gjykatës. Këtë herë, me një padi për mosdhënie të mjeteve për jetesë.