Deficiti i skemës së pensioneve është thelluar më tej në pjesën e parë të vitit, pavarësisht ecurisë pozitive të të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe rritjes së pagës minimale. Sipas ISSH-së niveli i shpenzimeve që nuk mbuluan dot të ardhurat arriti në 12.6 miliardë lekë, rreth 23% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shtuar kështu presionin për buxhetin e shtetit. Eksperti për ekonominë Adrian Civici shpjegon se cilët janë faktorët që po pengojnë balancimin e skemës së pensioneve.