Pas marrëveshjes për pensionet me Italinë, synimi i qeverisë shqiptare është që të bëhet e njëjta gjë edhe me Greqinë. Kryeministri Edi Rama reagoi të enjten në mbrëmje për vendimin e senatit Italian që i dha dritën jeshile paktit mes dy qeverive dhe e cilësoi arritjen e marrëveshjes me Italinë për pensionet, si një nga dy marrëveshjet më të vështira.