Marrja e pensioneve në para fizike mund të bëhet diçka e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare. Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve. Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike. Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime pa komisione. Bankat kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për nismën në mënyrë që të zgjerohet shërbimi financiar tek të gjitha shtresat e margjinalizuara. Për ekspertët kjo do të ndihmonte bankat në likuiditet.