Greqia dhe Shqipëria kanë nisur sot në Athinë bisedimet teknike për njohjen reciproke të pensioneve. Nën koordinimin e ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, diskutimet do të vazhdojnë për dy ditë dhe pritet që të diskutohet e gjithë fasha e legjislacionit dypalësh në fushën e pensioneve.