Në kongresin e partisë socialiste kryeministri Edi Rama bëri të qarta projektet ekonomike që qeveria socialiste do të përfundojë brenda mandatit të katërt për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2030. Sipas tij vendi ka pasur rritje ekonomike mbresëlënëse përgjatë gjithë viteve që socialistët kanë pasur në dorë drejtimin e qeverisë. Këto projekte sipas Ramës janë kantiere konkrete dhe jo ëndrra në letër, siç i quajti premtimet e kundërshtarëve