Pak ditë pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi masat e sigurisë për Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, vartësit e saj dhe dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, Top Channel ka siguruar dosjen hetimore të SPAK. Në dosje, tregohet përmes bisedave dhe pamjeve filmike bashkëpunimi i drejtoreshës dhe zyrtarëve të AKSHI-t me dy biznesmenët Agasi e Beqiri për të paracaktuar fituesit e tenderave.