Top Channel/ “Pengjet” mbërrijnë në Atdhe/ SHBA zhbllokoi 6 mld $ të Iranit, për lirimin e tyre
19/09/2023 18:58

Me përqafime, lot, duartrokitje dhe brohoritje u pritën në atdhe amerikanët që mbaheshin peng në Iran. Ata u bashkuan me familjarët e tyre në bazën ushtarake në Virxhinia, duke përshëndetur rezultatin e një marrëveshjeje në kuadrin e së cilës Presidenti Biden ra dakort për zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të ngrira nga fondet e qeverisë së Iranit. Presidenti Biden tha në një deklaratë se pesë të liruarit se ata janë të pafajshëm dhe se akuzat ndaj tyre për spiunazh ishin të sajuara. “Sot, liria e tyre, liria e këtyre amerikanëve, të mbajtur në mënyrë të padrejtë në Iran për kaq kohë, do të thotë se bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindër dhe fëmijë, gjyshërit, mund të përqafojnë sërish njëri-tjetrin, mund ta shohin sërish njëri-tjetrin dhe mund të jenë sërish së bashku” Teherani është treguar mospërfillës për mënyrat se si do t’i përdorë 6 niliardë dollarët e zhbllokuar nga SHBA dhe kritikët thonë se marrëveshja ishte një pagesë për të marrë pengje nga një regjim gjithnjë e më autoritar. Sipas kritikëve, regjimi mund t’i përdorë këto fonde për të vazhduar represionin dhe për të avancuar ambiciet e tij bërthamore. Megjithatë Shtëpia e Bardhë theksoi se zhbllokimi i fondeve u shoqërua me kushte të rrepta. zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se “Këto fonde do të kenë tashmë kufizime edhe më të forta nga ç’kishin në Kore. Nëse Irani përpiqet të devijojë fondet, ne do të veprojmë dhe do t’i ngrijmë sërish. Gjithashtu dua ta bëj të qartë se kjo nuk është në asnjë mënyrë një pagesë. Nuk është pagesë për pengje. Këto nuk janë para të taksapaguesve amerikanë. Dhe nuk kemi hequr asnjë nga sanksionet tona ndaj Iranit”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19