Top Channel/ Pengimi i zgjerimit, interesi i Hungarisë? Diplomatët e BE-së: “Ta harrojë”!
30/05/2024 15:42

Liderët e BE-së janë ngopur me obstruksionimin e vazhdueshëm të kryeministrit hungarez Viktor Orbán ndaj Ukrainës dhe jo vetëm, e për këtë arsye, shkruan Politico, planifikojnë ta ndëshkojnë atë duke i dhënë Budapest një portofol pa shumë peshë në Komisionin e ardhshëm Europian. Hungaria dëshiron ta frenojë cështjen e zgjerimit, e cila ka ndikim të rëndësishëm edhe për shkak të bisedimeve të BE-së për pranimin e Ukrainës në bllok, por qeveritë kombëtare nuk kanë oreks që komisioneri aktual hungarez Olivér Várhelyi, të vazhdojë të luajë një rol madhor, pohuan tre diplomatë europianë për median e njohur. Orbáni vazhdon të mbetet një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në BE dhe liderët e Europës po acarohen gjithnjë e më shumë me zvarritjen e sanksioneve dhe kundërshtimin e tij sa i takon dërgimit të fondeve në Kiev. “Vështirë që Hungaria të lëjohet të mbajë më ndonjë post të fuqishëm pohoi një nga diplomatët, i cili ashtu sit ë tjerët ka preferuar të ruajë anonimitetin. Komisioni Europian është shprehur se qeveritë dhe presidenti i ardhshëm i zgjedhur i tij do të përcaktojnë komisionerët dhe ai nuk do t`i “frenojë vendimet e tyre". Orbán ka bërë muajt e fundit disa përpjekje për të bllokuar ndihmën për Ukrainën dhe ka kërcënuar bisedimet e saj të pranimit. Në korrik, hungarezët do të marrin gjithashtu presidencën 6 mujore të radhës së Këshillit të BE-së, cka u jep atyre kompetenca për të vendosur axhendën.

Tip Channel/ Vjosa Osmani e zbulon për BBC: Ja pse firmosa për Bordin e Paqes
25/01 23:17
Top Channel/ Rama mbërrin në Izrael, publikon fotot krah Lindës dhe jep mesazhin goditës
25/01 23:14
Top Channel/ Zjarr dhe erë e fortë në Vlorë! Rrëzohen pishat në rrugën drejt Zvërnecit
25/01 22:31
Top Channel/ “Gjithçka u shkatërrua nga uji”, banorët në Roskovec: Dy herë nën ujë brenda 15 ditësh
25/01 20:30
Top Channel/ Zjarri në Orikum, era e fortë rrëzon pishat, bllokohet rruga drejt Zvërnecit
25/01 20:25
Top Channel/ Zjarr në Orikum, pamje nga vendngjarja
25/01 20:23
Top Channel/ Uji u largua, dëmi jo! Të moshuarit në Durrës ende përballen me pasojat e përmbytjes
25/01 20:22
Top Channel/ Krimi i dytë brenda muajit nga ICE, shpërthejnë trazirat në Minneapolis
25/01 20:20
Top Channel/ 2500 banesa u përmbytën, bilanci paraprak i dëmeve në Durrës
25/01 20:18
Top Channel/ Raporti tronditës: Mbi 30 mijë viktima nga protestat në Iran
25/01 20:12
Top Channel/ Tregtia online, pa kontroll! KLSH alarmon për informalitet dhe humbje buxhetore
25/01 20:08
Top Channel/Kriza e blegtorisë shqiptare, numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë
25/01 20:07
Top Channel/ Kryeministri Rama vizitë 3-ditore në Izrael takim me Netanjahun
25/01 19:43
Top Channel/18 arrestime për protestën/ Policia nis procedim penal edhe ndaj tre deputetëve të PD-së
25/01 19:39
Top Channel/ Zjarr në zonën e kënetës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
25/01 19:36
Top Channel/ Aksident në aksin “Fier-Libofshë”, motori del nga rruga, humb jetën 35-vjeçari
25/01 19:22
Top News- 35-vjeçari humb jetën në aksident, motori që drejtonte doli nga rruga
25/01 18:43
Top News – Rrëfimi i bashkëshortes. 57 vjeçarin e vranë pasi mbrojti dy të moshuar
25/01 18:27
Top News – ‘Babalja’ i burgjeve britanike. Shqiptari arkëton 25 mijë euro në TikTok…nga qelia
25/01 18:25
Top News – Trump mbron ICE pas vrasjes: Infermieri i armatosur dhe kundërshtoi. Po vendosim ligjin
25/01 17:37
DIGITALB DIGITALB