Gjykata Speciale kreu mëngjesin e sotëm disa operacione që cuan në arrestimin e tre personave, mes të cilëve ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi. Pretendimi i ngritur prej saj është se operacionet janë ndërmarrë në kuadrin e hetimeve për veprën penale të pengimit të drejtësisë.