Pasi Niko Peleshi i hoqi fjalën Flamur Nokës, opozita është çuar në këmbë duke bllokuar foltoren. Pjesë nga debati: Noka: Se s’po më kërcet më. Për fat të keq, nga ushtar i Ramës je shndërruar thjesht në ushtar. Të flasë këtu dhe të përfaqësojë të ashtuquajturën mazhorancë ‘personi 009’? Të flasësh këtu në emër të popullit që është mazhorancë? Të flasë këtu personi që gjendet në dosjet e Brukselit për trafik? Ju jeni katandisur, jeni thjesht bandë dhe keni një kryebandit.