Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën kritike të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit duke thënë se është qetësuar diçka falë ndërhyrjes së të gjitha forcave. Peleshi falenderoi forcat e Kosovës, që erdhën mbrëmë në ndihmë të shqiptarëve, ndërsa kujtoi rastin e riaktivizimit të zjarrit në Llogara duke thënë se kanë pikasur dy persona që kanë shkuar në zonë me elektrikë dore pikërisht atëherë kur mendonin se kishin arritur triumfin.