Top Channel/ Pelegrinazhi në malin e Tomorit, Festa e bektashinjve, baba Mondi mesazh besimtarëve
20/08/2025 19:56

Si çdo vit, fundi i gushtit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm: pelegrinazhin në malin e shenjtë të Tomorit. Mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora ngjiten në vendin ku besohet se ndodhet tyrbja e Abaz Aliut. Kryegjyshi boteror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dha një deklaratë lidhur me 5 ditët e shenjta. Pelegrinët ndezin qirinj, luten, bëjnë kurban dhe qëndrojnë me familjet në natyrë për disa ditë, në një atmosferë besimi, paqeje dhe reflektimi.