Pedagogët po zhvillojnë protestën e radhës, ku kërkojnë dyfishimin e pagave. Ata janë mbledhur para Fakultetit të Arteve, ndërsa theksojnë se nuk mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti. E hëna është data e nisjes së vitit të ri akademik, por pedagogët thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin investim për arsim cilësor.