Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës por edhe universiteteve të tjera në Tiranë, kanë dalë sot në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Pedagogët kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës dhe të krijojë kushte më të mira pune.