Komisioni për Lirinë Qytetare dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Europian i dha dritën jeshile raportit për liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe. Raporti, i hartuar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.