Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Vjosa Osmanit dhe kandidaturës së saj të mundshme për presidente. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri të enjten tha se vendit nuk i bën nder dikush që ka pasur qasje të njëanshme.