Partia Demokratike e Kosovës solli në Kuvend një rezolutë për të vërtetën e luftës dhe mbrojtjen e dinjitetit të viktimave. Rezoluta e partisë së dytë parlamentare nuk u bë as pjesë e rendit të ditës, për shkak të mospajtimeve për renditjen e saj. PDK-ja kërkoi që të jetë pika e parë, por hasi në kundërshtime nga Lëvizja Vetëvendosje.