Kur kanë mbetur edhe katër ditë sipas afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kanë vazhduar takimet ndërpartiake. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka diskutuar edhe një herë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, çështjen e presidentit. Hamza tha se Kurtit i ka bërë ofertën e fundit, zgjedhjen e presidentit nga propozimi i PDK-së.